Lirimi i gjeneralëve kroatë Ante Gotovina dhe Mlladen Markaç do të ndikojë në procesin e ripajtimit.

Kështu mendon kryeministri serb, Ivica Daçiç, por edhe shoqëria civile, e cila saktëson se do të jetë e vështirë për ta që të bindin serbët që Gjykata e Hagës nuk është një gjyq për serbët.

Siç thonë ata, për vendet tjera nuk ka aktgjykime për krime lufte dhe kjo do ta rëndojë përballjen me të shkuarën në Serbi.

Kryeministri Daçiç ka thënë se me këtë akt konfirmohen standardet e dyfishta të bashkësisë ndërkombëtare ndaj krimeve.

“Si mund te kerkoj dikush nga ne qe te gjykojme dhe te denojme te gjitha krimet, kurse te tjeret nuk mund ta bejne nje gje te tille ndaj serbeve. Kjo do te kete pasoja”, ka thene Daçiç.
“Ne procesin e pajtimit duhet te perballemi me fatin qe krimet jane kryer dhe dikush duhet te pergjigjet per to”, shtoi kryeministri.

Edhe radikalet serbë kane organizuar nje proteste para institucioneve serbe dhe nderteses se Bashkimit Europian kunder Gjykates se Hages per krime lufte.

Ndersa Aleksander Vulin, shef i zyres per Kosoven ka thene se lirimi i Ramush Haradinajt, po ashtu mund te ndikojë tek bisedimet Kosovë-Serbi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA