Izraeli, sulmi mbi Gazën hyn në ditën e pestë

18/11/2012 09:20

Izraeli vazhdoi bombardimin e Gazës nga deti dhe ajri për të pestën ditë radhazi, si kundërpërgjigje për sulmet e mëparshme me raketa nga territori palestinez.

Të dielën, raketat shkatërruan dy televizione në qytetin e Gazës, duke plagosur disa gazetarë palestinezë.

Si rrjedhojë, Shoqata e Gazetarëve të Lindjes së Mesme parashtroi një ankesë, duke i kërkuar Izraelit shpjegime se përse selitë e dy mediave u goditën.

Sipas një komunikate të Tel Avivit, vazhdimi i sulmit të së dielës ishte një kundërpërgjigje për të paktën dy raketa që ranë në territorin hebre disa orë më parë, pa shkaktuar dëme në njerëz.

Gjithashtu, ushtria theksoi se “të gjithë shënjestrat e goditura ishin identifikuar prej muajsh nga burime të inteligjencës për aktivitetin e tyre terrorist apo në mbështetje të Hamasit”.

Sipas mediave ndërkombëtare, aktualisht janë duke u dëgjuar shpërthime të forta në të gjithë territorin e Rripit të Gazës, ndërsa bombardimet kanë hyrë në ditën e tyre më intensive.

Ndërkohë, vazhdon të ekzistojë frika për mundësinë e një pushtimi territorial të Gazës, pasi 75 mijë trupa rezerviste izraelitit janë grumbulluar pranë kufirit, në pritje të një urdhëri për të pushtuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA