Një raport i rrjedhur nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), bëri të ditur se për momentin ka 2784 centrifuga në Fordo, dhe se Irani mund të dyfishojë së shpejti shifrat, duke operuar nga 700 në 1400.
Ky zhvillim duket se shton edhe më tej dyshimet e vendeve perëndimore, se Irani po synon të zhvillojë armë bërthamore.
Qeveria e Teheranit këmbëngul se programi bërthamor është tërësisht paqësor. Bisedimet në lidhje me pasurimin e uraniumit këtë vit, mes Iranit dhe “P5+1” – SHBA, Britani, Francë, Kinë, Rusi dhe Gjermani – kanë patur shumë pak progres.
Progresi i Iranit në Fordo u zbulua nga një raport i rrjedhur i bazuar në kërkimet e inspektorëve të IAEA-s, të cilët e vizitojnë rregullisht objektin në fjalë.
Ndërkohë, impianti i pasurimit të uraniumit nuk është ende në funksionim të plotë, me vetëm 700 nga 3000 centrifuga, që objekti mundet të zhvillojë, ekspertët thonë se ai mund të vihet në funksionim të plotë brenda pak muajsh.
Raporti i IAEA-s thotë se 4 kaskadat e reja të secilës prej 174 centrifugave “kanë qenë subjekt i testimeve me vakuum, dhe ishin gati për t’u ushqyer” me gaz uraniumi hekzafluorid (UF6).
Top Channel