Surfisti 55-vjeçar vdes pas sulmit të peshkaqenit në Kaledoninë e Re Të paktën 47 fëmijë kanë vdekur mëngjesin e sotëm në Egjipt, si pasojë e përplasjes së autobusit ku udhëtonin me një tren, në provincën e Asiut.
Bilanci mund të jetë edhe më i rëndë, pasi katër fëmijë dhe dy gra janë dërguar në spital në gjendje kritike për jetën.
Autobusi, në të cilin udhëtonin 60 fëmijë në kuadër të një udhëtimi të organizuar nga shkolla, është goditur nga treni në një kalim me nivel në Manfalut, 356 km në jug të Kajros.
Nga ndërtimi paraprak i dinamikës së aksidentit rezulton se barrierat e kalimit në nivel ishin të ngritura dhe se nuk ishte sinjalizuar mbërritja e asnjë treni.
Fëmijët ishin të moshës mes 4 dhe 6 vjeç, bën të ditur policia lokale, e cituar nga agjencia e lajmeve “Mena”, duke shtuar se shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Presidenti egjiptian Mohamed Morsi i ka kërkuar kryeministrit dhe ministrave të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes që t’u japin të gjithë ndihmën e nevojshme familjeve të viktimave.
Ndërkohë, ministri i Transporteve dhe përgjegjësi i Autoritetit hekurudhor kanë dhënë dorëheqjen nga detyra.
Top Channel