Australi, krokodili shqyen 7-vjeçaren

17/11/2012 00:00

Një vajzë 7-vjeçare australiane është shqyer nga një krokodil, teksa notonte në një liqen të vogël në vendin e largët.

Vogëlushja, e cila po notonte bashkë me familjen, është tërhequr në thellësi nga zvarraniku, i gjatë 2.5 metra, i cili më pas e ka shqyer.

Tragjedia ka ndodhur në Gumarringbang, 350 kilometra në lindje të Daruinit, në Territorin e Australisë Veriore, bëjnë të ditur mediat e huaja.

Pak më vonë, një gardian ka vrarë krokodilin dhe pranë kafshës janë gjetur mbetje njerëzore, që dyshohet të jenë të vogëlushes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB