Anglezët bojkotojnë zgjedhjet

17/11/2012 15:50

Votuesit anglezë kanë ndëshkuar në mënyre unikale klasën politike në vend, duke regjistruar një rekord të paprecedent në votimet e kryera këto ditë për zgjedhjen nga popullit të Komisonerevë të Lartë të Krimit dhe Policisë në 41 forcat policore në vend.

Në një qendër votimi në Njuport, gjatë të githë ditës nuk u hodh asnje fletë votimi.

Ne rang vendi, mesatarja ishte vetëm 14 për qind e popullsisë, niveli më i ulët i regjistruar në tërë historinë e politikës britanike.

Madje, në zgjedhjet për një deputet të Parlamentit Britanik në Mançester, pjesëmarrja ishte në nivelin 18 për qind, shifra më e ulet që nga viti 1942 në kulmin e Luftës së Dyte Botërore.

Apatia e zgjedhesve anglezë konsiderohet si një shuplakë ndaj politikave të kryeministrit Cameron për këtë nismë të tijën në veçanti dhe tërë klasës politike britanike në përgjithësi.

Partia e tij konservatore humbi ndaj laburistëve një zonë në zjedhjet e ribëra për Parlamentin Britanik.

Ky është niveli me i ulet i regjistruar edhe se zgjedhjet per eurodeputete.

Komisoni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur nje hetim urgjent per kete pjesemarrje kaq te ulet, e cila sipas Komisionit duhet te alarmojnë te gjithe ata qe shqetesohen per mbarevajtjen e demokracise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA