Zyrtarë në qytetin e Midland thanë se përplasja ndodhi në kalimin hekurudhor Union Pacific rreth orës 16:30 (23:00) të ditës së enjte. 10 prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën.
Varka, që mbante veteranë amerikanë dhe gratë e tyre, ishte nisur drejt banketit “Në kërkim të Heronjve”. Veteranët po shkonin atje, për të marrë pjesë në udhëtimin, që do të zgjaste përgjatë gjithë fundjavës.
Zëdhënësi i Bordit të Shpëtimit të Transportit Kombëtar, Peter Knudson, tha se agjencia e tij po heton përplasjen. Sipas zyrtarëve, varka, që u godit nga treni, ishte e dyta në radhë përgjatë rrugës së paradës, raporton Midland Reporter-Telegram.
“Kam qenë në pesë turne luftarakë. Ky është, ndoshta, edhe më keq sesa të hidheshin në erë”, tha Michael Morris për Odessa-American, i cili shtoi se një miku i tij ndërroi jetë në këtë aksident.
Zyrtarë të Union Pacific thanë se treni, që po udhëtonte drejt lindjes, kishte paralajmëruar me bori, përpara se të godiste varkën.
Zëdhënësi Tom Lange tha se hetimet paraprake tregojnë se porta e kalimit dhe dritat ishin duke funksionuar në atë moment, megjithatë shtoi se, nuk e dinte nëse ekuipazhi i trenit e kishte parë afrimin e varkës.
“Do të ketë një hetim tepër të imtësishëm”, tha Lange. “Sigurisht, është një incident tepër tragjik”.
Top Channel