Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, do të merret në pyetje nga Kongresi, në lidhje me sulmin e ndodhur ndaj konsullatës amerikane në qytetin libian të Bengazit në muajin shtator.
Kongresmenia Ileana Ros-Lehtinen, kryetarja e komisionit hetimor, deklaroi se Clinton do të dëshmojë pasi të përfundojë rishikimi i brendshëm i të gjithë fakteve.
Aktualisht, ligjvënësit po përpiqen të provojnë mënyrën se si CIA përballoi atë krizë, në të cilën u vranë katër diplomatë, përfshirë ambasadori Christopher Stevens.
Dorëheqja e papratitur e drejtorit të CIA-s, David Patraeus, në lidhje me përfshirjen e tij në një skandal seksual, bëri që republikanët të riktheheshin me këmbëngulje në atentatin e ndodhur në muajin shtator.
Senatori John McCain, kandidati humbës për president në vitin 2008, lëshoi të mërkurën një apel, duke kërkuar që të hetohet në mënyrë më të detajuar sulmi në fjalë.
Top Channel