‘Nuk do të heqim dorë nga territoret për një armëpushim’, Zelensky: Putini e ka filluar Luftën e Tretë Botërore Pasi të kenë dëgjuar se cili është projekti i koaliconit të ri opozitar
anti-Assad, Qeveria britanike do të njoftojë javën e ardhshme se cili do
të jetë pozicioni i saj në lidhje me njohjen e kundërshtarëve politikë
të presidentit sirian si qeveri e ligjshme në vend.
Tre udheheqesit kryesor te opozites sirane jane duke u takuar me Ministrin e Jashtem ëilliam Hague, per te shpalosur vizonin e tyre per tranzicionin politik ne vendin e shkaterruar nga luftimet.
“Puna jone me opoziten sirian eshte prioritetet kryesor” deklaroi Hague. Ka zera se Britania kerkon te ofrojë mbeshtetje me te madhe praktike dhe politike, ashtu si edhe Franca pa perjashtuar mundesin e njohjes zyrtare te opozites si qeveri ne mergim.
Javen e ardhshme pritet te sqarohet perfundimisht qendrimi britanik per Sirine.Nderkohe ne nje mbledhje te zhvilluar te enjten ne mbremje, ministrat dhe zyrtare te larte te Keshillit te Sigurise Kombetare te kryesuar nga Kryeministri Cameron kane diskutuar opsionet ushtarake, humanitare dhe diplomatike per krizen siriane.
Krijimi i zonave te sigurta thuhet se ka qene nje nga opsionet, nderkohe qe ka njoftime te tjera per ofrimin e armeve dhe raketave kunder-ajrore per opoziten e cila eshte ne meshiren e furise se sulmeve nga ajri te avjoneve ushtarak qeveritar. Ministri i Jashtem britanik pritet te takohet te henen me homologun e tij francez per koordinimin e mbeshtetjes per opoziten. Duket se pas zgjedhjeve ne Shtetet e Bashkuara ka nje qasje me agresive per çeshtjen siriane dhe ndalimin e gjakderdhjes nga e cila kane humbur jeten 36 mije vete ne kete konflikt te pergjakshem.
Top Channel