Obama viziton New York-un e gjymtuar

16/11/2012 01:42

Obama ndërmori një tur me helikopter në Breezy Point, vend fqinj me Queens, ku rreth 100 shtëpi u përfshinë nga flakët gjatë uraganit Sandy.

Ai u takua gjithashtu me rezidentë të një qendre reagimi emergjente, në Staten Island.

Më shumë se 100 njerëz mbetën të vdekur në SHBA për shkak të Sandy-t, 43 prej të cilëve në New York. Madje, edhe ditën e martë, rreth 25 mijë njerëz ishin ende pa energji elektrike, pjesa më e madhe e të cilëve në New York.

Ndërprerjet ishin veçanërisht të rrezikshme në komplekset e banesave publike me të ardhura të ulëta të qytetit, ku disa të moshuar apo të dobët e kishin të pamundur të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Staten Island ishte midis zonave më të prekura, teksa prej uraganit, dallgët e mëdha përmbytën bashkësinë e ishujve.

Obama foli përpara disa prej shtëpive të shkatërruara në Staten Island, duke u zotuar se do të qëndrojë krah nju-jorkezëve “deri në rindërtimin e plotë”.

Ai tha se kishte caktuar Shaun Donovan, Sekretar i Strehimit dhe Zhvillimit Urban, dhe qytetar i New York, për të ndihmuar maksimalisht.

Obama i bëri thirrje kompanive të sigurimit të “tregonin gadishmëri dhe zemërmirësi për të ndihmuar njerëzit në rindërtimin e gjithçkaje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA