‘Nuk do të heqim dorë nga territoret për një armëpushim’, Zelensky: Putini e ka filluar Luftën e Tretë Botërore
Kryeministri japonez Yoshihiko Noda shpërndau parlamentin vendas duke i paraprirë kështu mbajtjes së zgjedhjeve të parakohëshme që me të gjitha gjasat, sipas mediave vendase do të mbahen më 16 dhjetor.
Kryeministri Noda, që erdhi në pushtet në muajin gusht të 2011-ës, është vënë në qendër të kritikave për rritjen e taksave dhe për mënyrën e menaxhimit të tragjedisë së Fukushimës. Ai do të përballet në zgjedhjet e parakohëshme me kreun e opozitës, Shinzo Abe i sapomandatuar në krye të liberal-demokratëve opozitarë.
I kryeqëzuar për muaj me radhë nga mediat dhe opozita, Noda deklaroi për mediat vendase ditën e premte vendimin e tij për të kërkuar besimin e popullit. Por sondazhet thonë se vështirë që kryeministri aktual ta rifitojë këtë besim. Popullariteti i tij në krahasim me zgjedhjet e vitit të kaluar ka rënë ndjeshëm.
Parashikimet flasin për një fitore të liberal-demokratëve të Shinzo Abes, megjithëse projektimet janë që asnjëra prej partive nuk do të mund të sigurojë një mazhorancë të qendrueshme.
Top Channel