‘Nuk do të heqim dorë nga territoret për një armëpushim’, Zelensky: Putini e ka filluar Luftën e Tretë Botërore
Irani nuk është duke bashkëpunuar mjaftueshëm me Agjensinë Bërthamore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që të mbështesë pretendimin e tij se i gjithë aktiviteti nuklear në vend zhvillohet për qëllime paqësore.
Në një raport 13-faqesh, Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike pretendoi se pavarësisht dëshirës për të krijuar një debat të vërtetë dhe të qëndrueshëm me Iran, Teherani nuk ka ofruar asnjë “rezultat konkret”.
“Agjensia nuk është në gjendje që të raportojë apo qartësojë çështjet lidhur me dimensionet e mundshme ushtarake të programit bërthamor iranian”, shkruhej nga ANEA.
Në muajin gusht, agjensia paralajmëroi se Teherani kishte rritur sasinë e prodhimit të uraniumit të pasuruar, duke rritur alarmin mbi qëllimet e Iranit për të ndërtuar një bombë bërthamore.
Në raport shkruhej se agjensia nuk është lejuar të inspektojë bazat ushtarake dhe impiantin e Parchinit, ku dyshohet se po realizohet procesi i pasurimit të uraniumit.
Top Channel