Franca, “bombë me sahat” për Eurozonën

16/11/2012 15:25

Franca është shndërruar në një “bombë me sahat” për të ardhmen e Eurozonës dhe qëndrueshmërinë e kontinentit.

Ishte ky vlerësimi që bëri e përjavshmja e specializuar “The Economist”, në një shkrim të publikuar të premten.

”Kriza mund të godasë që në vitin e ardhshëm”, profetizoi e përjavshmja, në një artikull me titull: “Përse Franca mund të shndërrohet në kërcënimin më të madh për monedhën e përbashkët europiane”.

Sipas “The Economist”, mbi presidentin Francois Hollande dhe kryeministrin Jean-Marc Ayrault bie pesha e realizimit të disa reformave thelbësore.

Megjithatë, në vlerësimin e gazetës, “asnjëri prej tyre nuk duket se ka kurajon e mjaftueshme, për të zbatuar reforma të thella, nëse do të përballen me kritika të ashpra”.

Në artikullin në fjalë, “The Economist” listoi një seri problemesh serioze ekonomike të Francës, që përshijnë papunësinë e lartë, diferencën e madhe në defiçitin tregëtar dhe një sektor publik që përfshin 57% të aktivitetit të përgjithshëm ekonomik (PBB-së), kuota më e lartë në Eurozonë.

Njëkohësisht, besimi i biznesit në ekonominë e dytë më të madhe të Europës është në një rekord minimal, ndërsa rritja e taksave dhe e moshës së pensionit kanë shkaktuar pakënaqësi të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA