Një prej kompanive më të mëdha në fushën e mobiljeve në botë, “Ikea”, kërkoi të premten falje për përdorimin e punës skllavëruese të të burgosurve politikë në Gjermaninë Lindore, gjatë viteve 1970-80.
Reagimi i gjigantëve suedeze erdhi pasi një studim tregoi se të burgosurit politikë u detyruan të punonin në ndërtimin e pjesëve të ndryshme të mobilieve.
”Ikea” nisi të operonte për herë të parë në tregun gjermanolindor në vitin 1970, e tërhequr nga krahu i lirë i punës në vend.
Megjithatë, studimi tregoi se drejtuesit e atëhershëm të firmës kishin dijeni për mënyrën se si prodhoheshin pjesët dhe punës në kushte çnjerëzore që i nënshtroheshin të burgosurit.
”Jemi thellësisht të keqardhur që diçka e tillë ka ndodhur. Përdorimi i të burgosurve politikë për rrjetin e prodhimi është një praktikë që bie ndesh me frymën e kompanisë sonë dhe që do të donim që të mos kishte ndodhur kurrë”, deklaroi Jeanette Skjelmose, një prej drejtueseve të kompanisë, në deklaratën ku parashtrohej ndjesa zyrtare.
Top Channel