‘Nuk do të heqim dorë nga territoret për një armëpushim’, Zelensky: Putini e ka filluar Luftën e Tretë Botërore CIA ka nisur nje hetim mbi sjelljen e ish drejtorit David Petraeus qe
dha doreheqjen javen e kaluar per shkak te lidhjes jashtemartesore me
biografen e tij.
Nje zedhenes i agjensise me te madhe te inteligjences ne Shtetet e Bashkuara sqaroi se qellimi i hetimit eshte te shihet nese mund te nxirren mesime nga gjithe cfare ndodhi. Ne kompjuterin e Paula Broadwellit u gjeten informacione konfidenciale, por si 40-vjecarja, edhe gjenerali Petreas mohojne te kene ardhur prej tij.
“Ne e verifikojme ne menyre te vazhdueshme performancen tone”, thuhet ne deklaraten e leshuar nga CIA. Hetimi ka me teper karakter shqyrtues dhe nuk do te dale me ndonje rezultat te vecante. Me teper lidhet me kontrollin e brendshem dhe permiresimet qe ne mund te bejme. Ndersa Petreas pergatitet te deshmoje ne Capitol Hill mbi sulmin vdekjeprures ndaj konsullates amerikane ne Benghazi te Libise ne muajin shtator, analistet po perpiqen te shpjegojne cilat janë shkaqet e gjykimit të dobët, sjelljeve të papërshtatshme seksuale dhe akteve kriminale, që kanë përfshirë kohët e fundit ushtrinë amerikane.
Gjatë vitit të fundit, zyrtarë të lartë të ushtrisë amerikane kanë qenë objekt hetimesh për marrëdhënie jashtëmartesore, martesa me më shumë se një bashkëshort dhe akte të tjera të papërshtatshme.Në të njëjtën ditë që Gjenerali Allen u përfshi në skandalin e zotit Petraeus, një tjetër ish general me 4 yje, William “Kip” Ward, i cili ka qënë në krye të Komandës amerikane në Afrikë, u shkarkua për shkak të shpërdorimit të fondeve shtetërore, të aeroplanëve ushtarakë dhe të personelit. Ekspertet mendojne se stili i jetesës së oficerëve të lartë mund të inkurajojë sjellje negative, dhe se ne disa raste, drejtuesit mund të mendojnë se kanë fituar të drejtën të mos i përfillin rregullat e sjelljes.
Top Channel