Britania paralajmëron Spanjën për Gjibraltarin

16/11/2012 02:14

Ministri britanik për Europën tha se ka patur 2 incidente serioze gjatë të hënës.

David Lidington tha se anija e flotës detare spanjolle kishte patrulluar
në ujërat e Gjibraltarit dhe doganierë spanjollë u përpoqën të
konfiskonin një anije civile.

Ai paralajmëroi Spanjën të ndalë “inkursionet provokative” në ujërat e Gjibraltarit. Spanja e ka kontestuar prej kohësh sovranitetin e Gjibraltarit, një territor britanik përtej detit, që ndodhet në fundin jugor të gadishullit Iberik.

Të hënën, Lidington tha se anija spanjolle kreu një patrullim, që zgjati disa orë, në ujërat britanikë të Gjibraltarit.

Ai tha më pas, gjatë po asaj dite, se anija e doganierëve spanjollë u përpoq të kapte një varkë civile të Gjibraltarit në ujërat e tij territorialë. Policia Mbretërore e Gjibraltarit u desh të ndërhynte “për të mbrojtur mirëqënien e 4 banorëve”, tha ai.

Incidenti erdhi pas ankesave formale, gjatë muajit të kaluar, të ministrave kundrejt Madridit, në lidhje me veprime “të papranueshme” nga autoritetet spanjolle në kufi me Gjibraltarin, gjë që çoi në vonesa prej 6 orësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA