Kryediplomatja e Bashkimit Europian, Catherine Ashton dhe Kancelarja Gjermane Angela Merkel, lëshuan të premten një deklaratë të përbashkët, në të cilën theksohej e drejta e Izraelit për t’u vetmbrojtur nga sulmet palestineze.
“Sulmet me raketa të Hamasit dhe fraksioneve të tjera nga Gaza, të cilët shkaktuan fillimin e krizës aktuale, janë tërësisht të papranueshme për çdo qeveri dhe duhet të ndalojnë në mënyrë të menjëhershme”, u citua Ashton prej Agjensisë “Reuters”.
“Izraeli ka të drejtë të mbrojë popullsinë e tij prej këtyre sulmeve. Si shefja e shërbimit të jashtëm të BE-së, i bëj thirrje Izraelit që të sigurojë se përgjigja do të jetë në proporcion me sulmet”.
Ashton, gjithashtu shtoi se ka folur me udhëheqësit e rajonit, përfshi kryeministrin Beniamin Netanyahu, Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon dhe Presidentin e Egjiptit, Mohamed Mursi, për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë të situatës”.
Ndërkohë, në Berlin, një zëdhënës deklaroi se “Kancelarja Merkel është shumë e shqetësuar për përshkallëzimin ed hunës në Lindjen e Mesme dhe i kërkon Hamasit që të ndërpresë menjëherë goditjen e Izraelit me raketa nga Rripi i Gazës. Hamasi është përgjegjës për këtë shpërthim të dhunës në rajon”.
Në disa ditë përshkallëzim konflikti, mbi 350 raketa janë lëshuar drejt Izraelit, që ka ndërmarrë një kundërpërgjigje ushtarake që ka lënë djhjetëra të vdekur.
Ndërkohë, trupat reverviste të ushtrisë izraelite po grumbullohen në jug të vendit, duke rritur frikën se mund të jemi në prag të një pushtimi të Rripit të Gazës prej Tel Avivit.
Top Channel