Skandali “Petreas”, jo i vetmi

15/11/2012 00:00

Skandali i Petreasit është vetëm maja e ajsbergut deklaron një ish
zyrtar i CIA-s. Tre dite pas dorëheqjes së ish shefit të agjencisë më të
madhe të inteligjencës në Shtetet e Bashkuara, presidenti Obama iu
pergjigj me ne fund pyetjeve mbi largimin e 60-vjeçarit nga posti per
shkak te lidhjes jashtemartesore me biografen e tij dhe këmbënguli se
çështja nuk ka pasur asnjë ndikim mbi sigurinë kombëtare.

Megjithate, ne nje interviste eksluzive per China Central Television, Anthony Shaffer tha se skandali i Petreasit ishte vetem nje prej shume situatave te ngjashme ku jane zhytur edhe punonjes te tjere te agjensise.

“Ka edhe ish drejtues te tjere te agjensise te perfshire ne lidhje jashtemartesore, disa madje i kane bere ato gati publike. Personalisht njoh te pakten nje drejtor qe ka nje lidhje te tille prej shume kohesh tashme”, tha Shaffer.

Marredhenien e petreasit me autoren e biografise se tij, Paula Broadwell, e zbuloi byroja federale e hetimit. Megjithate administrata e Obames nuk beri asnje koment mbi kete çeshtje deri sa u mbyllen zgjedhjet presidenciale.

Se fundi, agjensia e lajmeve Reuters raporton se ne kompjuterin e Broadëell jane gjetur informacionte te rendesishme konfidenciale, te cilat sipas zyrtareve te zbatimit te ligjit dhe te sigurise, duhet te ishin ruajtur me me kujdes. Per zyrtaret ne fjale, permbajtja dhe sasia e ketyre materialeve, bashke me pyetjet sesi rane ato ne dore te Broadwell, jane te mjaftueshme per te kerkuar vazhdimin e hetimit.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB