Eurozonë, recesioni vazhdon

15/11/2012 15:45

Eurozona vazhdon të vuajë rënien ekonomike, teksa kriza e borxheve në kontinent vazhdon te cënoje rëndë fuqinë blerëse.

Ekonomia e bllokut 17-anëtaresh u kontraktua me 0,1% në periudhën korrik-shtator, pas rrudhjes prej 0,2% që kishte pësuar gjatë tre muajve të mëparshëm.

Të dhënat u ofruan nga “Eurostat”. Recesioni i fundit i zonës së euros ishte në 2009-tën, kur ekonomia u kontraktua për pesë tremujore rresht.

Lajmi vjen një ditë pasi miliona punëtorë në Europe mbajtën një ditë grevash e demonstratash kundër masave të rrepta anti-krizë të qeverive të bllokut. Protestat në Spanjë, Itali e Portugali u shenjuan nga dhuna.

Vende si Greqia dhe Irlanda, të ndihmuara me dorëzani nga huadhënësit ndërkombëtarë, vazhdojne t’i shohin ekonomitë e tyre të tkurren. Ndërkohë, ekonomi më të mëdha se Spanja kanë vendosur shkurtime shpenzimesh në përpjekje për të shmangur nevojen e huamarrjes.

Rrëshqitja në recesion ishte krejtesisht e pritshme, për kryeekonomistin e bankes daneze të investimeve, “Saxo Bank”, Steen Jakobsen, në kuadrin e kombinimit të politikave antikrizë, me ngadalësimin e rritjes ekonomike botërore dhe rënien dramatike të aktivitetit në Gjermani e Holandë.

Në shumë vende, sidomos në Europen jugore, masat anti-krizë kanë kombinuar rritjen e taksave me shkurtimin e pagës, pensioneve apo asistencës sociale.

Së fundmi, siç thonë ekspertët, tonet kanë ndryshuar ndjeshëm përsa i takon nevojes së një rishikimi të politikave, sepse problemeve të deritanishme, i janë shtuar edhe tensionet sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA