Petrit Heqimja jeton me sëmundjen e diabetit prej 15 vitesh. Ishte 42–vjeç kur tek ai u shfaqën simptomat e para.

“Isha i shëndoshë dhe nisa të dobësohesha në mënyrë të shpejtë. Më dhimbnim këmbët, haja shumë ushqim dhe nisa të pija ujë sa herë që shikoja”, nisi rrëfimin e tij Heqimja.

Për të, ishte shumë herët për të menduar se do të vuante nga një sëmundje kronike. Megjithatë, diagnoza përcaktoi të kundërtën.

“Menjëherë vajta tek doktori i diabetit, më vizitoi dhe më dha ilaçet. Me atë mjekim, fillimisht kokra, u trajtova për 13 vjet”.

Petrit Heqimja tani është 57 vjeç dhe pas një historie të gjatë me semundjen, ajo ka lene pasoja ne shendetin e tij. Diabeti i ka goditur syte.

“Këto dy vitet e fundit nisa të kisha shqetësime në sy. Në fillim lexoja me vështirësi, pastaj herë më vinte dhe herë më ikte shikimi, ndërsa në këtë vitin e fundit objektet nisën të më shtrembëroheshin dhe shumëfishoheshin”.

Diagnoza quhet retinopati diabetike dhe qe ne rastin e ketij pacienti ka avancuar duke demtuar shikimin tek te dy syte.

“Shkova në disa vende dhe menjëherë më thanë që do të shkosh tek Spitali Amerikan. Fillova dhe bëra rreze syri, kam bërë tre seanca deri tani dhe ndonëse është e qartë se nuk jam rikthyer si më parë, ndiej një përmirësim të dukshëm”.

Ne rastin kur diabeti ndikon duke demtuar shikimin, ka shume pak per te bere per rikthimin e pamjes se humbur. Te gjitha trajtimet mjekesore, medikamentoze apo kirurgjikale, synojne te pengojne perparimin e semundjes.

Çfarë është diabeti

Diabeti  është një sëmundje kronike, qe shkaktohet nga mungesa e insulinës, e cila është përgjegjëse për rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Konsiderohet si një nga sëmundjet më të përhapura në bote sot. “Epidemia e heshtur” e quajne disa, pasi rreth 1/3 e treta e njerëzve që kanë diabet nuk janë në dijeni për gjendjen e tyre.

 Sipas statistikave, llogaritet që diabeti është shkak për gati dhjetë për qind të të gjitha vdekjeve në moshat 25 vjeç  e lart.

Ai është gjithashtu shkaku kryesor i rasteve të reja të verbërisë nga mosha 20-74 vjeç  dhe është po ashtu shkaku kryesor i bllokimit të veshkave. Përveç  kësaj, diabeti është një ndër shkaktarët kryesore të sëmundjeve te zemrës.

Mjeket veçojne se ka dy lloje kryesore të diabetit: diabet insulinvartës,  ose diabeti i tipit të parë dhe diabet jo insulinvartës, i njohur si diabeti i tipit të dytë.

Të dyja llojet e diabetit karakterizohen nga nivele të larta dhe kronike të sheqerit në gjak, si dhe nga çrregullime të tjera në karbohidrate, yndyrë, proteina dhe metabolizëm. Por, diabeti i tipit të dytë është forma  më e përhapur e kësaj sëmundje.

Simptomat klasike të diabetit të tipit të parë janë:  etjar, urinimi i shpeshtë, uria, humbja e peshës, dehidratim dhe lodhja. Edhe simptomat e tipit të dytë janë përgjithësisht të njëjta, me ndryshimin e vetëm se në këtë rast, uria shndërrohet në mungesë oreksi.

Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë verën me shqetesim se diabeti po shnderrohet në epidemine e shekullit, ku numri i te prekurve po rritet me shifra marramendese, madje duke goditur edhe ne mosha fare te reja, ka disa menyra per ta parandaluar ate.

E para, mos dilni kurre nga shtepia pa ngrene mengjes. E dyta, nese vuani nga stresi apo depresioni, kerkoni ndihmen e specialistit. Keto semundje ulin ndjeshëm dëshirën për t’u ushqyer. Tjeter: Nëse jeni mbi peshe, zbrisni disa kilograme. Perpiquni qe dieta juaj te pasurohet me sa me shume fruta dhe perime.

Shmangni pijet me sheqer dhe me gaz dhe alkolin. Uji me limon dhe qumeshti jane dy lengje shume te shendetshme ne kete rast.

E pesta: fikni televizorin dhe dilni per nje ecje. Hani sa me pak ushqime te shpejta dhe te skuqura. Fastfood-in kembejeni me peshkun dhe vajin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA