Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shndërrohen në prodhuesin më të madh të energjisë deri në 2020-n dhe do të jenë të pavarur energjitikisht dhjetë vjet më vonë.
Ky ishte parashikimi i Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë, e cila vlerëson se rikthimi i përdorimit të rezervave të naftës dhe gazit në SHBA, bashkuar me përmirësimet në sistemin e transportit e rritjen e rendimentit në nxjerrje e përpunim, do të rimodelojnë tregun energjitik në ekonominë më të madhe në botë.
Sipas ANE-s, deri në vitin 2030, Amerika e Veriut do të shndërrohet në një kontinent eksportues të karburanteve.
”Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat aktualisht importojnë 20% të nevoja të përgjithshme për energji, do të shndërrohen të vetmjaftueshme, çka do të përmbysë të gjithë ekuilibrat e deritanishëm të këtij sektori”, shkruhej në raportim.
Aktualisht, sektori i karburanteve është duke pësuar një rritje të vazhdueshme, falë teknologjive të reja të përdorura dhe rritjes së çmimit të naftës në nivele rekord në botë.
Të dhënat zyrtare treojnë se midis viteve 2008-2011, prodhimi i naftës është rritur me 14%, ndërsa ai i gazit natyror në 10%.
Vendburimet kryesore amerikane të hidrokarbureve ndodhen në shtetin e Alaskës dhe Teksasit.
Top Channel