Petraeus do dëshmojë për sulmet në Bengazi

14/11/2012 00:00

Ish-drejtori i CIA-s, David Petraeus do të dëshmojë para komiteteve të inteligjencës përkatësisht në Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan mbi sulmet në Bengazi.

Dorëheqja e papritur e tij në vazhdën e skandalit ku përfshihej në një lidhje intime jashtëmartesore, nuk e shpëtoi gjeneralin nga “detyrimi” për të rrëfyer para Kongresit versionin e agjencisë së inteligjencës në lidhje me sulmin në Bengazi.

Pak ditë pas sulmit në Bengazi mediat amerikane publikuan lajme që kryqëzonin CIA-n. Sipas tyre, agjencia kishte dijeni për mundësinë e sulmeve por i neglizhoi ato.

Sulmet në Bengazi ndodhën në natën mes 11 dhe 12 shtatorit të këtij viti dhe objektivi ishte konsullata amerikane në qytetin lindor libian. Nga sulmi gjetën vdekjen 4 shtetas amerikanë mes të cilëve edhe ambasadori Chris Stevenes.

Ato u nxitën nga publikimi i një filmi me kosto të ulët në Amerikë ku ofendohej profeti Muhamed. Filmi ngjalli një valë protestash në mbarë vendet islamike dhe shënjestra të tyre u bënë misionet diplomatike perëndimore e vecanërisht ato amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB