Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, konfirmoi gjeneralin John Allen, pavarësisht se ai është i përfshirë në skandalin seksual që detyroi kreun e CIA-s, gjeneralin Petraeus që të jepte dorëheqjen.
John Allen aktualisht është kryekomandant i forcave të NATO-s në Europë.
Më parë gjatë javës, u vërtetua se ai kishte këmbyer emaile flirtuese me punonjësen Jill Kelley, e cila nga ana e saj u përfshi në skandalin “Patreaus”, pasi i ishin dërguar mesazhe kërcënuese prej Paula Broadwell, me të cilën kreu i CIA-s kishte një raport jashtëmartesor.
I turpëruar, Patreaus dha dorëheqjen më parë gjatë nëntorit, ndërsa rreth 30 mijë faqe emaile e dokumenta të nisura prej tij tek Broadwell po shqyrtohen me imtësi.
Ndonëse Allen u përfshi në mënyrë tërthore në këtë skandal, i vendosur në qendër të presioneve për dorëheqje, Allen mori të mërkurën mbështetjen zyrtare të Presidentit Obama.
”Presidenti ka besim të plotë në aftësitë dhe integritetin e figurës së gjeneralit Allen. Mund t’iu them se presidenti ka një konsidetë dhe vlerësim të thellë për shërbimin që ai ka bërë ndaj vendit, duke përfshirë edhe punën e shkëlqyer të realizuar në Afganistan”, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney.
Top Channel