Medvedev: Putin? Falë Zotit është mirë

14/11/2012 17:50

Zërat për një sëmundje të presidentit rus Vladimir Putin qarkullojnë prej javësh. Por ai që i bën ato të heshtin është kryeministri Dmitry Medvedev.

Medvedev ka përgënjeshtruar spekulimet që janë bërë mbi shëndetin e kreut të Kremlinit, që sipas disa mediave ruse vuan nga një problem serioz në kurriz pas fluturimit me deltaplan.

“Presidenti duhet të merret me sport për të ruajtur formën. Por falë Zotit, ai është mirë”, ka thënë Medvedev.

Më herët kishte qenë zëdhënësi i presidentit, Dmitry Peskov që kishte siguruar se Putin nuk kishte pësuar asnjë dëmtim gjatë seancave sportive, si xhudo apo hokej në akull.

Tani, përveç se ka dhënë garanci mbi shëndetin e presidentit, Medvedev ka përgënjeshtruar edhe zërat për një ftohje mes tij dhe zotit Putin. “Asgjë nuk ka ndryshuar”, ka theksuar ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA