
Fshati Hotolisht në komunën me të njëjtën emer në Librazhd ka 1500
banorë të cilët edhe pse nuk jane shume larg aksit nacional Perrenjas,
Elbasan kane qene pothuajse te izoluar per shkak te rrugeve lidhese
totalisht te shkaterruara.
I vetmi investim pas 15 vjetësh në këtë zone riparoi rrugen e demtuar. Aksi i ri është 6.2 kilometra i gjatë dhe është ndërtuar nga financimet e Qeverisë dhe të fondit të OPEC per zhvillimin. Investimi eshte kryer nga fondi shqiptar i zhvillimit.
“Në këtë zonë, një nga akset kryesore që Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Transportit, Drejtorinë e Rrugëve është aksi që lidh Unaza Lindore e Shqipërisë, rruga që lidh Librazhdin me Peshkopinë bashkë me investimet e tjera në këtë zonë”, tha Benet Beci, drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Punësimi janë një përfitim i banorëve të kësaj zone, e cila perveç bujqesise dhe blegtorise eshte e njohur edhe per pasurite minerare si kromi.
Top Channel