Një ushtar amerikan, i akuzuar për vrasjen e 16 civilëve afganë, midis të cilëve nëntë fëmijëve, përballet me mundësinë e dënimit me vdekje.
Kjo ishte masa e kërkuar nga akuza, në një gjykatë ushtarake amerikane, e cila po gjykon krimet e kryera nga rreshteri Robert Bales.
Sipas të dhënave paraprake, në një sulm tërbimi të pajustifikuar, Bales hapi zjarr mbi popullsinë civile pranë një baze amerikane në Afganistan, në mars 2012, duke shkaktuar një masakër që ngjalli një tërbim të vërtetë popullor dhe protesta të dhunshme ndaj pushtimit amerikan.
Avokatët mbrojtës të rreshterit Bales pretendojnë se nuk ka prova të mjaftueshme për të lidhur klientin e tyre me ngjarjen.
Në gjyqin e nisur përballë rreshterit, ai përballet me 16 akuza të shkallës së parë për vrasje, gjashtë të tjera për tentativë vrasje si dhe akuzën e përdorimit të substancave narkotike dhe alkoolit gjatë kryerjes së detyrës.
Top Channel