Historitë e vërteta që frymëzuan veprat letrare

14/11/2012 00:00

E vërteta ndonjëherë  është më e çuditshme se çdo produkt i imagjinatës dhe disa histori apo personazhe janë shumë të mirë për tu shpikur nga truri i njeriut, qoftë ai shkrimtar.

Në letërsinë botërore ka shumë subjekte dhe karaktere të cilët kanë “homologët” realë në jetë.

Mark Tuein ka rrëfyer se s’ka qenë aspak kreativ kur ka krijuar Hakëllberri Finin. Ai e bazoi personazhin pothuaj saktësisht tek shoku i tij i fëmijërisë, i quajtur Tom Blankenship. Në autobiografinë e tij, Tuein tregon se kishte përshkruar Finin ekzaktësisht si mikun e tij. “Ai ishte injorant, i palarë, i paushqyer, por kishte një zemër të mirë sikur askush tjetër s’e kishte. Ai ishte i vetmi person vërtet i pavaruar në komunitet dhe rrjedhimisht ai ishte qetësisht dhe vazhdimisht i lumtur dhe i lakmuar nga të gjithë ne.”
 
Fatkeqësisht, sipas redaktorit të autobiografisë së Tueinit, Blankenship është arrestuar vazhdimisht për vjedhje dhe vdiq 5 vjet pas botimit të Hakëllberri Finit.

Robinson Kruzoja i vërtetë, kujtimet e të cilit Daniel Defo i përshtati për novelën e tij, ishte plangprishësi i familjes moderne. Ai quhej Aleksander Selkirk dhe kërkohej nga drejtësia për bëmat e tij. Nga frika se nuk do të mëshirohej, Selkirk arratiset në det dhe jeton si pirat. Lundrues brilant, Selkirk kupton se anija e tij mund të mbytej dhe për të shpëtuar hidhet në tokën më të afërt që ishte një ishull i shkretuar 400 milje larg bregut të Kilit, të quajtur sot ishulli i Robinson Kruzosë. 4 vjet e katër muaj, me asgjë tjetër përveç Biblës, ca veshje e ca duhan, Selkirik jetoi në ishull i vetmuar. Pasi u shpëtua, doli se kishte pasur të drejtë: anija ishte mbytur shumë shpejt pasi ai e kishte braktisur atë. Ai publikoi nje libër kujtimesh për aventurat e tij dhe vdiq në një mision piraterie para se të mundte të lexonte novelën e Defoe-s të bazuar tek libri i tij i vogël dhe i famshëm i kujtimeve.

Portreti i Dorian Greit ka gjithashtu një histori reale pas kopertinës. Pjesëtar i qarkut “Letrat e Oskar Uajld”, Xhon Grei, emri i vërtetë i personazhit të librit, ishte një poet 15-vjeçar që në libër figuronte si 25 vjeç. Shkrimtari i njohur, Oskar Ualjd, e takoi Grein në një shtëpi të një artisti të ri dhe pati miqësi të thellë për ca kohë. Personazhi dhe personi real kanë jashtëzakonisht shumë ngjashmëri. Pas publikimit të librit, njerëzit filluan ta quanin Xhonin, Dorian gjë e cila e shqetësonte aq shumë të riun saqë ai arriti të hidhte në gjyq një publikim në Londër për shpifje për lidhjen që i bëhej me veprën. Fati i këtij heroi të jetës reale ishte më dramatik se Uajlld mund të kishte shkruar ndonjëherë: Xhon Grei u zhvendos në Romë dhe studioi për prift.

Kur u pyet nëse ishte frymëzimi për personazhin e Moli Blum në veprën e Xhejms Xhois “Uliksi”, Nora Barnakëll, gruaja e parë e Xhojsit u përgjigj thjesht: “Jo. Ajo ishte më e shëndoshë se unë.” Xhojsi, e pa brunen e gjatë në një rrugë një pasdite dhe vendosi që vepra e tij Uliksi do të niste në të njëjtën ditë kur do të dilte në takim me Norën. Moli Blum në novelë është një grua sensuale dhe tradhtare, karakteristika që Nora pretendon se më shumë hiqej sikur i kishte sesa i kishte. Ajo dhe Xhojsi i shkruanin intensivisht letra të gjata njëri-tjetrit kur ishin të ndarë dhe shpesh ajo përmendte tërheqjet nga meshkujt e tjerë, pavarësisht se ajo s’i frekuentonte. Xhojsi u mbërthye tek Barnakëll, duke shkruar një nga personazhet më të paharrueshëm, megjithëse i ati e paralajmëroi se do të ndodhte e kundërta: se kjo do i jepte nuses së tij, një famë të madhe.  

“Unë jam Carls Bejkër Haris. Unë lexoj. Unë mund të lexoj gjithçka”. Fitues i çmimit Pulicer, “Të vrasësh zogun përqeshës” i autores Harper Li, gjithashtu është bazuar në një personazh të vërtetë. Dill Harris në të vërtetë është Truman Kapot, miku më i mirë i fëmijërisë së Harper Li dhe fqinji gjithashtu, i cili mësoi në mënyrë autodidakte të lexonte në moshën 5-vjeçare. Më interesantja është se edhe Kapot, para se të kthehej në një personazh libri të Harper Lisë, e kishte futur këtë të fundit si personazh në veprën e tij.   

Romanet më të shitura në botë për femra gjatë vitit 2012

Letërsia rozë, ose e njohur ndryshe si letërsia për femra, është konsideruar shpesh si një nga bizneset më të rëndësishme dhe më të suksesshme.

Megjithatë romanet e dedikuara për femrat shpesh nuk lexohen vetëm prej tyre. Sipas psikologëve, janë meshkujt ata që priren më shumë drejt të të ashtuquajturës letërsi femërore, pavarësisht se në më të shumtën e rasteve druhen ta pranojnë publikisht.

Sipas studimeve të agjencive të shitjes, librat për femra nuk bëjnë fjalë vetëm për romanca dhe përralla, përkundrazi, ato janë disa nga literaturat më interesante dhe më domethënëse që mund të jenë shkruar ndonjëherë. Sipas të dhënave, 10 librat më të shitur për femra përgjatë vitit 2012 janë:

“Water for Elephants” – “Ujë për elefantët”, një libër i shkruar nga Sara Gruen sjell historinë e djaloshit Jacob. Prindërit e tij kanë humbur jetën dhe tashmë ai gjendet i vetëm, pa asnjë qindarkë në xhep, por me dëshirën e madhe për të përfunduar studimet në fushën e veterinarisë.

Sexy Forever: How to Fight Fat after Forty – “Përgjithmonë seksi: Si të luftosh kilet e tepërta pas të 40-ave” është libri i dytë më i kërkuar nga femrat dhe mbi të gjitha i shkruar nga një femër, Suzanne Somers.

“Dhoma” është një tjetër novelë nga Emma Donoghue. Jack ka jetuar me nënën e tij në të njejtën dhomë në çdo moment që nga dita kur erdhi në jetë para 5 vitesh. Ai nuk njeh dhe nuk di asgjë tjetër se çfarë ndodh jashtë hapësirës së dhomës prej 11metrash katrorë.

“Cleopatra” është libri në të cilin na paraqitet bibliografia e njërës prej grave më të njohura në të gjithë botën e që ende në ditët e sotme vazhdon të zgjojë interesin e lexuesit nën penën e autores Stacy Schiff.

Vajza me tatuazh dragoi/Vajza që luante me zjarrin/Vajza që trazoi folenë e grerëzave është triologjia e Stieg Larsson e cila ka ngjallur debat dhe ka qenë ndër librat thriller më të pëlqyer gjatë këtij viti me elementë misteriozë, i përkthyer edhe në shqip.

“Safe Haven” – “Strehë e sigurt” nga Nicholas Sparks është quajtur novela romantike nr.1 për këtë vit. Këtë herë bëhet fjalë për një tjetër histori dashurie në Karolinën e Veriut.

“The Perfect Christmas”– “ Krishtlindjet perfekte”. Një histori nga Debbie Macomber ku tregohet gjithcka mbi Krishtlindjet dhe mënyrën sesi dhe se kur duhet të bësh propozimin për martesë.

“Ndihma”
nga Kathryn Stockett është një historia e një vajze të re të bardhë, e cila ka një rol të rëndësishëm përgjatë lëvizjes civile të të drejtave nga femrat me ngjyrë në fillimet e viteve ’60.

“Triologjia Uria”
janë thrillerat futuristë nga Suzanne Collins kanë qenë nga librat më të lexuar dhe më të shitur gjatë këtij viti.  

Së fundi, por jo më pak e rëndësishme është libri “Hapësira e brendshme” nga autorja skoceze Merlin Fraser.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA