Këshilli i Lartë i Shtetit në Greqi me anë të një ndryshimi të kuadrit
ligjor ka anuluar votën e emigrantëve  në zgjedhjet lokale të vendit.

Anëtaret e Gjykatës së Lartë vendosen se janë antikushtetuese të dy dispozitat e diskutueshme në lidhje me të huajt, persa i perket marrjes se nenshtetesise se atyre emigranteve qe jetojne legalisht ne vend si dhe te drejtes se tyre per te qene kandidate apo votues ne zgjedhjet per perfaqesuesit e pushtetit lokal.

Sic dihet me ligjin qe ka sjelle ne fuqi PASOK ne vitin 2010, i njohur si ligji i ministrit Ragousi, mbi 266.000 te huaj kishin fituar te drejten per t’u zgjedhur dhe per te zgjedhur. Madje ne zgjedhjet lokale te atij viti kane votuar edhe shume shtetas shqiptare.Por qysh atehere ceshtja ka shkuar ne Këshillin e Shtetit, pas nje apeli te nje shtetasi grek i cili kërkoi pavlefshmerine e dy dispozitave ligjore duke i konsideruar antikushtetuese.

Gjyqtarët kane vendosur perfundimisht se e drejta për të votuar është e rezervuar sipas Kushtetutës vetëm për qytetarët grekë. Kjo e drejtë nuk mund t’u jepet të huajve, as per zgjedhjet lokale ,pervecse ne rastet e rishikimit te Kushtetutës.Me anullimin e ligjit Ragousi me numer 3838/2010, ndryshohen edhe predispozitat per marrjen e neshtetesise per emigrantet e huaj.

Ne rast se nje femije emigrantesh i lindur ne Greqi merrte nenshtetesine pasi prinderit e tij te kishin pese vjet banim legal ne vend,ose pas gjashte vitesh studimesh ne arsimin grek,tashme duhet qe prinderit te kene pasur tete vjet banim legal prej lindjes se femijes,kurse per ta nevojiten dhjete vjet qendrim i ligjshem, kerkesa qe shumica e emigranteve ne Greqi nuk i plotesojne.

Top Channel