
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë Philip
Gordon, deklaroi se sfidat globale nuk e kanë ndaluar asnjëherë
interesin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, ku Washingtoni ka
investuar kaq shumë.
Zeri i Amerikes shkeputi komentet e zyrtarit te larte amerikane gjate fjales se mbajtur në organizatën e Atlantikut të Veriut, ku i bëri një përmbledhje edhe vizitës së Sekretares së Shtetit Hillary Clinton në rajon.
Diplomati i lartë rikonfirmoi angazhimin e amerikes per zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull ne ballkan, per nje europe te bashkuar dhe përparimin e demokracisë. Gordon e beri te qarte se ne rajon, Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian nuk kanë konkurrencë me njëri-tjetrin.
“Ne e dimë që Shtetet e Bashkuara nuk mund të jenë të suksesshme pa Evropën dhe Evropa nuk mund të jetë e sukseshme pa ne”, tha Philip Gordon, ndihmëssekretar i Shtetit për Europën.
‘Perspektiva e anëtarësimit në BE, i ka bërë vendet të forcojnë ekonominë, të çojnë demokracinë përpara dhe të vendosin paqe me fqinjët’, tha Gordon. Eshte e vertete se reformat politike në rajon janë penguar nga kriza ekonomike e Europes. Megjithate, ngadalesimi ekonomik i kontinentit mund të kishte qenë një shans për lideret e Ballkanit që të përqendroheshin tek sfidat e brendshme, por ka çuar vetem në një intensifikim shqetësues të retorikës nacionaliste dhe rilindjen e shovinizmit. Washingtoni mbetet i angazhuar per zgjidhjen e problemeve të mbetura në Ballkan, por edhe nga lideret rajonale, pritshmerite jane te larta.
“Udhëheqësit politikë të vendeve të rajonit duhet të lënë mënjanë përçarjet etnike dhe interesat personale dhe të përqendrohen tek zbatimi i reformave që kërkojnë qytetarët e tyre”, tha Gordon.
Duke iu referuar vizitës së Sekretares Clinton në Shqipëri, Gordon tha se ajo erdhi në një moment të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë, 100-vjetorit të Pavarësisë dhe i beri jehone keshillave te kryediplomates tek nevoja për zgjedhje të lira, të drejta dhe transparente në 2013-ten.
Top Channel