Ish-ministri i Drejtësisë në Gjeorgji, Bacho Akhalaia, u ngarkua me akuzën e torturimit të personelit ushtarak, nga autoritetet e reja të Tbilisit zyrtar.
Akuzat lidhen me një incident të ndodhur në shkurt 2010, kur Akhalaia duket se urdhëroi që 17 ushtarë të izoloheshin dhe të abuzoheshin fizikisht.
32-vjeçari pretendon nga ana e tij se akuzat janë politikisht të motivuara.
Ai ishte një aleat i ish-Presidentit Mikheil Saakashvili, partia e të cilit humbi në zgjedhjet e përgjithshme të muajit tetor.
Nëse do të shpallet fajtor, Akhalaia mund të vuajë deri në 15 vite burgim.
Sipas ekspertëve, arrestimi i tij përbën një goditje të fortë për Saakashvilin, njeriun që ka dominuar arenën politike gjeorgjiane në dekadat e fundit.
Sipas akuzës, 17 ushtarët e izoluar u rrahën, ndërsa iu mohua ushqimi dhe ngrohja.
Top Channel