Burg studentit, do i vinte bombën shtëpisë së Bush-it

14/11/2012 03:11

Gjykatësi tha se nuk kishte asnjë dyshim që Khalid Aldawsari, i akuzuar në qershor se u përpoq të përdorte një pajisje të shkatërrimit në masë, e kishte planifikuar seriozisht atë.

FBI gjeti materialet përgatitëse për bombën në shtëpinë e 22-vjeçarit, në Lubbock, Texas, vetëm pak përpara arrestimit të tij, në shkurt 2011. Impiantet e energjisë bërthamore dhe digat elektroenergjitike ishin gjithashtu në listën e objektivave të tij.

Gjatë dëgjimit në Amarillo, Texas, gjykatësi Donald Walter tha: “Konkluzioni i gjithçkaje është se do të kishim patur shumë amerikanë të vdekur. Ti do ta kishe bërë atë veprim. Në çdo hap tëndin, ti ishe i vetëm”.

Hetimi ndaj Aldawsarit nisi pikërisht me blerjen e tij prej 435 dollarësh, në një kompani kimike, gjë që krijoi dyshime.

Hetuesit thanë se, ai kishte porositur lëndën kimike toksike të fenolit, e cila mund të përdoret për të krijuar eksplozivë, duke i thënë shitësit se e donte atë për “kërkime personale, jashtëshkollore”.

Shitësi dyshoi menjëherë dhe kontaktoi FBI-në. Aldawsari e anulloi më pas porosinë, sipas departamentit të drejtësisë.

Ai për pak sa nuk bleu rreth 30 litra acid të përqendruar nitrik, si dhe një sasi të caktuar acidi të përqendruar sulfurik, sipas prokurorëve.

Vetëm pak para arrestimit të tij, agjentë sekretë federalë bastisën apartamentin e tij dhe gjetën lëndët kimike shpërthyese, një rrjetë teli, një paketë materialesh të rrezikshme dhe disa orë, si dhe videot që tregonin se si prodhohej ekspozivi shpërthyes TNP.

FBI gjeti prova të mjaftueshme se Aldawsari i kishte përcaktuar objektivat, përfshi këtu shtëpinë e ish presidentit George W. Bush në Dallas, të cilës studenti i referohej si “shtëpia e tiranit”.

Aldawsari shkroi në një ditar: “Tashmë, pasi përvetësuam gjuhën angleze, po mësojmë se si të ndërtojmë ekspozivë dhe të planifikojmë objektivat e amerikanëve të pafe. Është koha për Jihad”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA