
Me buzëqeshje optimizmi është pritur në Athinë lajmi që publikon e përditshmja gjermane BILD se Greqisë do ti jepet një super kest prej 44.6 miliard euro, ndërsa Berlini zyrtar nuk e ka mohuar, por ka sqaruar se është ende në shqyrtim një skenar i tillë.
Lajmi komentohet edhe nga agjencia Reuters që thekson se Gjermania shpëton Greqinë prej falimentimit me dhënien e tre kesteve se bashku. Ky zhvillim i ri pozitiv per Athinën, vjen vetëm disa ore pasi samitit i ministrave te eurogrupit, ka dhënë driten jeshile për një zgjatje kohore të zbatimit të programit financiar të Greqisë.
Ministrat e eurozones vendosen qe vendimi per levrimin e kestit do te jepet ne nje samit te vecante ne 20 nentor,ndersa parate do te merren pas dates 26 te ketij muaji. Por problemi kryesor qe perballojne kreditoret e Athines eshte qendrueshmeria e borxhit kolosal te vendit,per te cilin nuk bien dakord BQE dhe FMN.
Sipas ministrit gjerman te Financave Wolfgang Shcauble vetëm pas 2022 borxhi grek mund të konsiderohet i qendrueshem në rastin më të mirë, ndërsa nuk ka pranuar një reduktim te ri te tij, sic kane kerkuar ekspertet e FMN. Ndersa analistet e Goldman Sachs vleresojne se eshte I domosdoshem nje reduktim me te pakten 80 miliard euro per borxhin grek, ne menyre qe te shkoje ne nivelin e 120 % te PBB ne vitin 2020.
Prej mesdites kryeministri grek Andonis Samaras qe ndodhet ne Bruksel eshte takuar me udheqehesit e BE,ne nje perpjekje te fundit per te shpejtuar marrjen e kestit jetik per Greqine.Pas presidtentit te Komisionit Europian Manuel Barozo ai ka takuar edhe kreun e BE Herman Van Rompoy. Samaras pasi ka degjuar pergezimet e titullareve te larte europiane per vendosmerine e Athines ne aprovimin e masave te ashpra ekonomike, ka shfaqur optimizmin se kreditoret e saj do te konkludojne shume shpejt ne menyre qe te gjejne nje formule per te bere te menaxhueshem borxhin e vendit pas vitit 2020.
Top Channel