Bashkimi Europian aprovoi një hua madhore prej pesë miliardë eurosh për Egjiptin, informoi Kajro zyrtare mesditën e së mërkurës.
Paratë do të përdoren për të financuar projekte për të rindërtuar vendin e madh të Afrikës Veriore, i cili po vuan ende pasojat e revolucionit të përgjakshëm që solli fundin e regjimit 32-vjeçar të Mubarakut, në shkurt 2011.
Në një komunikatë të publikuar nga zyra e Presidentit Mohammed Mursi lajmërohej se Banka Europiane e Investimeve dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), do të ofrojnë secila nga dy miliardë euro.
Pjesa tjetër e parave do të financohen nga vendet anëtare të Bashkimit Europian.
Lëvrimi i kredisë erdhi pasi një takimi të mbajtur më parë gjatë muajit midis Mursit dhe kryediplomates europiane, Catherine Ashton.
Top Channel