Siri, numri i refugjatëve në 2,5 milionë

13/11/2012 15:30

Kryqi i Kuq Sirian vlerësoi se 2,5 milionë persona janë zhvendosur deri tani nga banesat e tyre brenda vendit të përfshirë nga lufta civile që prej marsit 2011.

Të dhënat e publikuara të martën tregojnë se shifra e refugjatëve është dy herë më e lartë nga sa ishte vlerësuar më parë.

Sipas zëdhënëses së Agjensisë së Refugjatëve të OKB-së, Melissa Fleming, këto të dhëna “mbeten brenda kufijve më të ulët të vlerësimeve”, ndërsa shifra e vërtetë e të zhvendosurve mund të jetë shumë më e lartë, pasi për shkak të situatës, është bërë e vështirë që të zhvendosurit të numërohen apo të skedohen.

Ndërkohë, ushtria siriane është duke u përpjekur që të mbyllë kalimet drejt vendeve fqinje, ku të paktën 410 mijë sirianë janë zhvendosur.

Avionët sirianë bombarduan të martën për të dytën ditë radhazi qytetin kufitar me Turqinë të Ras al-Ainit, ku ndodhen një numër i madh refugjatësh.

Për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve, ambulancat turke kaluan kufirin, duke transportuar të lënduarit nëpër spitale.

Të hënën,  ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu parashtroi një ankesë formale kundër këtyre bombardimeve pranë kufirit, me preteksin se ato kërcënojnë “sigurinë dhe kufirin” midis dy vendeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA