Laptopët në pronësi të zyrtarëve të Komisionit Europian u goditën nga hackerat, gjatë një konference të mbajtur në Azerbajxhan, u raportua gjatë së martës.
Sulmi u zbulua prej komisioneres europiane Neelie Kroes, në një postim që ajo bëri në një forum mbi sigurinë e internetit.
Paralajmërimet e sigurisë nga “Apple” konfirmuan se kompiuterat ishin nënshtruar një ndërhyrje nga “persona të tretë”.
Azerbajxhani përgënjeshtroi lajmin, por shtoi se do të hetojë çdo të dhënë apo rrethanë të dyshuar.
Një ndërhyrje fizike mbi kompiuterat duket se ndodhi ndërsa dy anëtarë të stafit të KE-së ndodheshin në kryeqytetin Baku, në hotelin e tyre duke fjetur.
Mënyra se si u realizua ndërhyrja mbi laptopët bën të besohet se mund të ketë qenë një vepër e ndonjë agjensie sekrete.
Megjithatë, Kroes refuzoi që të spekulonte se kush mund të fshihej pas kësaj ndërhyrje. Ajo nuk bëri të ditur as karakterin e informacionit që dyshohet se është vjedhur.
Top Channel