Numri i qytetarëve serbë që kërkojnë azil në Gjermani pothuajse është dyfishuar në muajin tetor, në krahasim me muajin paraardhës, pavarësisht masave që Beogradi ka premtuar të marrë për të frenuar këtë fenomen që kërcënon rikthimin e regjimit të vizave për disa vende të Ballkanit, përfshi Shqipërinë.

Të dhënat shqetësuese u publikuan të martën nga Ministria Federale Gjermane.

Sipas tyre, një total prej 2 673 shtetasish serbë aplikuan për azil në Gjermani gjatë tetorit, në krahasim me 1 395 në shtator dhe 496 në gusht.

Maqedonia është vendi i dytë me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Gjermani, me 1 351 aplikime gjatë muajit të shkuar, ndjekur nga Siria me 879, Afganistani me 695 dhe Bosnja e Hercegovina me 630.

Numri i përgjithshëm i azilkërkuesve në Gjermani gjatë tetorit është rritur në një muaj nga 6 691 në 9 950 persona.

Asnjë prej aplikuesve nga Ballkani nuk figuron midis 505 personave, kërkesa e të cilëve për azil në Gjermani ka rezultuar e suksesshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA