
Serbia duhet të ketë politika reale ndaj çështjes së Kosovës, por
pavarësinë e saj nuk do ta njohë. Kryeministri serb, Ivica Daçiç, i
është përgjigjur akuzave të drejtuara në adresë të tij për shkak të
takimeve më kryeministrin Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se çështja e statusit të Kosovës nuk është e kryer dhe Kosova duhet të ofroj diçka në këto bisedime. Por, sipas tij, meqë Serbia nuk mund të bëj luftë, do të duhet të dalë më ide.
“Kemi drejtuar një politikë që na ka larguar nga ruajtja e interesave kombëtare në Kosovë. Edhe tani pot a shikoni, në kushtetutën e Serbisë shkruan që Kosova është Serbi, por ku është kjo në jetë. Jeta është ndryshe. I kam thënë Thacit se nuk do ta lejoja një gjë të tillë nëse do të kisha qenë president në kohën e Milloshevicit. Ne tërë kohës ëndërrojmë për aleat të fortë, por kjo gjë nuk ekziston. Realiteti është që në Kosovë e Metohi ka gjithnjë e më pak serb:, ka thënë Daçiç për televizionin publik serb.
Thaçi, ka thënë Daçiç, ndodhet në situatën e Millosheviçit dikur: “atë që ka kërkuar në Rambuje nga Serbia, e kërkojnë serbët e Kosovës nga ai tani”.
Daçiçi thotë se Serbia me kohë është dashur të propozoj ndarjen e Kosovës. Sipas tij, secili prej liderëve të serbëve të Kosovës posedojnë shtëpia në Beograd, marrin para nga Qeveria e Kosovës dhe janë kundër marrëveshjeve.
Top Channel