Gjykata e Lartë e Brazilit dënoi një prej ndihmësve kryesorë të ish-Presidentit Luiz Inacoi Lula da Silva me dhjetë vjet e dhjetë muaj heqje lirie.
66-vjeçari Jose Dirceu u shpall fajtor të martën për ngritjen e një skeme të paligjshme, e cila devijonte fondet publike, për të paguar partitë e koalicionit si shpërblim për mbështetjen e tyre politike.
Dirceu kreu detyrën e shefit të stafit të Lulës ndër vitet 2003-2005.
Asnjë provë nuk ka përfshirë ish-presidentin, një prej figurave më popullore dhe të respektuara në vend, në këtë skandal.
Gjykata e Lartë urdhëroi Dirceun që të paguajë edhe një gjobë prej 676 mijë realësh, e barazvlefshme me 330 mijë dollarë.
Nga ana e tij, ish-funksionari i lartë e cilësoi dënimin si të padrejtë dhe të motivuar politikisht.
Top Channel