
Bashkimi Evropian i ka vendosur tre kushte Serbisë që duhet të
plotësohen për marrjen e datës së nisjes së negociave për anëtarësimin
në BE.
Lajmin e bën të ditur e përditshmja serbe “Danas”, sipas të cilës kushti i parë ka të bëjë me bisedimet me Kosovën, ndërsa dy të tjerët për çështje të brendshme të Serbisë si buxheti dhe liria e medias e institucioneve.
Duke cituar burime konfidenciale, “Danas” shkruan në artikullin e botuar në numrin e sotëm të saj se, çështja e Kosovës është prioritet për Bashkimin Evropian.
Këshu, raporton e përditshmja, takimi i parë mes kryeministrave Ivica Daçiç dhe Hashim Thaçi ka qenë i orjentuar në këtë drejtim dhe rezultatet e para priten së shpejti.
Me rezultate nënkuptohet zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijve dhe shpërbërja e stukturave paralele serbe në veriun e Kosovës, njofton më tej gazeta serbe.
Nga ana e tij, kryeministri serb Ivica Daçiç ka deklaruar se, ndonëse nuk është pozitive, marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufijve, IBM, duhet zbatuar.
“Kosova po shkon drejt pavarësisë dhe në këtë drejtim ne këmbëngulim që çështja e statusit të zgjidhet sa më parë. Për rrjedhojë, edhe kjo marrëveshje negative duhet të zbatohet me sa më pak dëme”, ka thënë Daçiç.
Kryeministri serb ka theksuar se Beogradi nuk do ta njohë kurë pavarësinë e Kosovës dhe ka shtuar se tashmë qeveria serbe është kthyer në një faktor protagonist në këtë çështje.
“Ne e kemi kthyer Serbinë në lojë, ajo është lojtare dhe nuk ndodhet në tribunë. Do të vendosim ne për Kosovën, por do të na duhet një politikë e mençur dhe e matur”, ka shtuar Daçiç.
Top Channel