Tension Siri-Izrael

12/11/2012 00:00

Vorbulla e konfliktit sirian gjithmonë e më shumë rrezikon të përfshijë gjithë rajonin. Pas rasteve të shkëmbimit të zjarrit në Jordani dhe Turqi, tensionet kanë zbarkuar edhe në kufirin me Izraelin.

Ushtria izraelite njoftoi se ka qëlluar me tank disa njësi artilerie siriane në afërsi të kufirit mes dy vendeve pasi këto të fundit qëlluan disa herë në afërsi të një postoblloku ushtarak.

Korespondenti i BBC-së në Jeruzalem thotë se pavarësisht përshkallëzimit të tensioneve mes dy vendeve, kjo nuk do të thotë që Izraeli po përfshihet në luftën civile siriane. Ndërkohë, udhëheqësit politikë dhe ushtarakë izraelitë thonë se përgjigja e ashpër ndaj provokimeve siriane është një sinjal i mirë për t’i treguar Assad se Tel Avivi nuk do të tolerojë asnjë cënim të territorit të tij.

Mes Izraelit dhe Sirisë nuk luftohet që prej vitit 1973, ndërsa “de jure” dy vendet ndodhen në gjendje lufte me njëra-tjetrën që nga konflikti i vitit 1967 kur Izraeli pushtoi nga Siria Lartësitë Golan edhe sot nën kontrollin e Tel Avivit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB