Bankat spanjolle nuk do të mund të marrin shtëpitë e lëna peng në kreditë e mospaguara për dy vitet e ardhshme, si një masë paraprake për t’i ardhur në ndihmë shtresës më të goditur nga kriza të popullsisë.
Rreth 350 mijë familje janë dëbuar nga shtëpitë e tyre, të cilat kanë kaluar në pronësi të bankave, që prej fillimit të krizës në vitin 2008.
Kjo masë merret vetëm disa ditë pasi një grua në një qytet në veri të Spanjë vrau veten duke u hedhur nga kati i katërt i banesës së saj, pak ditë përpara se të ekzekutohej dëbimi nga shtëpia.
Ishte vetë shoqata e bankave ajo që pranoi të merrte këtë masë, pas negocimeve me Madridin zyrtar.
Ndonëse është ekonomia e katërt më e madhe në Eurozonë, Spanja po përballet me një recesion të thellë, një borxh të lartë publik dhe një prej normave më të larta të papunësisë në kontinent, me 25,6% të krahut të aftë për punë dhe që e kërkon një të tillë, që nuk është i aftë të punësohet.
Top Channel