Ish-kryeministri Borut Pahar dhe presidenti në fuqi, Danilo Turk do të jenë dy kandidatët nga të cilët do të dalë Presidenti i ardhshëm Slloven.
Numërimi i votave të zgjedhjeve të së dielës tregoi se këta dy kandidatët ishin ata me më shumë preferenca, por asnjëri prej tyre nuk mundi të fitonte shumicën që do të shmangte nevojën e një raundi të dytë balotazhi.
Sipas të dhënave zyrtare, Pahor fitoi 41,9% të totalit të përgjithshëm të votave, ndjekur nga Turk me 37,2%.
Balotazhi do të zhvillohet pas tre javësh, në datën dy dhjetor dhe sondazhet paraprake japin Pahor të favorizuar me disa pikë për të fituar postin më të lartë shtetëror.
Zgjedhjet e realizuara në Slloveni ranë në sy edhe për faktin se ishin ato me pjesëmarrjen më të ulët historike, që prej pavarësisë së vitit 1992, me vetëm 47% e shtetasve me të drejtë vote që iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e tyre të ardhshëm.
Top Channel