Skandali “Petraeus”, foto që flet vetë

12/11/2012 00:00

Gruaja e vendosur në qendër të skandalit që i kushtoi dorëheqjen nga posti i drejtorit të CIA-s, ushtarakut amerikan të karrierës, David Petraeus “ka patur qëllime të qarta sa i përket raportit me të”.

Petraeus u largua i turpëruar nga drejtori i agjencisë amerikane të inteligjencës javën e kaluar pas plasjes së skandalit që e përfshinte atë në një lidhje jashtëmartesore me autoren e biografisë së tij, Paula Broadwell.

Mediat hulumtuan në arkivat e tyre pas shpërthimit të këtij skandali dhe diku për publikun doli një foto e vitit 2011 ku gjenerali ‘përpihet’ me sy nga Broadwell. Në foton e shkrepur në ambientet e Kongresit amerikan më 23 Qershor të 2011, kur Petraeus do të nominohej për të drejtuar CIA-n, shfaqet edhe bashkëshortja e tij e cila është disa hapa më parë.

Broadwell shkruan në biografinë e publikuar se është takuar për herë të parë me Petraeus në pranverën e 2006-ës në Harvard në kohën kur ai ishte komandant në Fort Leavenëorth.

“Unë, për shkak të së shkuarës time ushtarake, isha mes studentëve të ftuar për t’u takuar me gjeneralin. Prezantova veten time dhe i tregova për interesat e mia në punën kërkimore që kisha në dorë. Me tha numrin e tij të telefonit dhe më premtoi se do të qendrojë në kontakt për të më lidhur me persona të tjerë të interesuar rreth të njëjtit studim”, shkruan Broadwell.

Diku rreth kësaj periudhe mendohet se ka nisur romanca mes të dyve për të mbërritur në 6 shtatorin e 2011-ës, kur Petraeus u emërua në krye të CIA-s. Në këtë moment, Broadwell i ka dhënë fund lidhjes së saj, ndërsa Petraeus ka vazhduar të këmbëngulë duke dërguar mijëra e-maile në muajt pasues.

Ishin pikërisht e-maile ato që cuan në zbulimin e këtij skandali. Jill Kelley, punonjëse në Departamentin e Shtetit denoncoi tek federalët morinë e mesazheve kërcënuese që kishte marrë në postën e saj elektronike.

Mesazhet i kërkonin 37-vjeçares të qendronte larg Petraeus. Për muaj me radhë, autorësia mbeti anonime për FBI-në, por pas shqyrtimit të shumë pistave u ra në gjurmët e Paula Broadwell dhe u zbardh gjithë “letër-këmbimi” mes 40-vjeçares dhe gjeneralit.

Daily Mail shkruan se në disa e-maile Paula i drejtohet Petraeus me nofkën “Pjeshka”, nofkë që gjenerali e kishte të trashëguar që nga kohët e gjimnazit dhe nuk kishte mundur t’i shmangej asaj.

Ndërkohë Petraeus ka falenderuar presidentin Obama që pranoi dorëheqjen e tij.

“Pasi 37 viteve martesë, tregova një dobësi ekstreme dhe mungesë gjykimi duke u përfshirë në një marrëdhënie jashtëmartesore. Një sjellë e tillë është e papranueshme si për një bashkëshort ashtu edhe për një organizatë si kjo e jonë. Këtë pasdite, Presidenti miqësisht pranoi dorëheqjen time dhe unë e falenderoj atë”, thuhet në një deklaratë të Petraeus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB