“Petraeus”, shkak për hetimin, mikja e familjes

12/11/2012 00:00

Personi që u bë shkak për hetimin e FBI-së ndaj biografes se ish-shefit
të CIA-s, David Petraeus, zonjes Paula Broadwell, nuk ka qene
bashkeshorti i kesaj te fundit, por nje mike e familjes Petreas.

37-vjeçarja Jill Kelley kishte marre disa e-maile kercenuese nga biografja, qe me sa duket dyshonte per ndonje afrim te saj me ish gjeneralin e konsideruar arkitekt i luftrave ne Irak e Afganistan.

Nga verifikimet qe beri pas kesaj byroja federale e hetimit, marredhenia jashtemartesore e kreu te agjensise me te madhe te inteligjences ne vend u zbulua dhe Petraeus u detyrua te jepte doreheqjen, duke e pershkruar sjelljen e vet si te papranueshme.

Sipas BBC-se, renia dramatike e Petraeus nga piedestali ku ishte ngritur emri i tij me luftrat pas sulmeve te 11 shtatorit dhe drejtimin e CIA-s, vazhdon te shokoje kryeqytetin amerikan. Politikanet tani kerkojne te dijne perse nuk u njoftuan me heret per kete çeshtje, dhe dikush madje pretendon se ajo eshte mbajtur e fshehte qellimisht.

Hetimet e FBI-se mbi 40-vjeçaren Broadwell kishin nisur disa muaj me pare. Reagime te ashpra kane ardhur si nga demokratet edhe nga republikanet qe pyesin nese mund te ishte kompromentuar ne ndonje moment siguria kombetare.

David Petraeus ka shërbyer për gati 4 dekada në ushtrinë amerikane dhe doli në pension si gjeneral me katër yje vitin e kaluar, kur zëvendësoi Leon Panetën në postin e drejtorit të CIA-s. Perveç drejtimit te forcave te Shteteve të Bashkuara në Afganistan dhe Irak, ai udhëhoqi dhe Komandën Qendrore të Shteteve të Bashkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB