Moaz al Khatib, në drejtim të opozitës siriane

12/11/2012 00:00

Opoziten sirianë do ta drejtojë një klerik i moderuar, mjaft njohur në
vend, Moaz al Khatib. Caktimi i ish-imamit mysliman sunit te xhamise
Umajad ne Damask u vendos ne takimin e grupeve opozitare te mbajtur ne
doha te Katarit, ku u prodhua dhe marreveshja per bashkimin e te gjitha
fraksioneve te ndryshme qe luftojne kunder regjimit te Bashar al
Assadit.

Opozita e perçare siriane ishte nen presionin e Shteteve te Bashkuara dhe disa vendeve te rajonit per arritjen e nje kompromisi. Sheiku 52-vjeçar ishte larguar ne muajin korrik nga Damasku per ne Kajro, pas disa ndalimeve rresht nga autoritetet siriane.

Teksa firmoste draft-marreveshjen qe solli formimin e koalicionit opozitar me keshillin kombetar sirian, Al Khatib i beri thirrje komunitetit nderkombetar te permbushe zotimet e tij. Zevendesi i tij, Riad Seif e sqaroi kete deklarate me nje apel me te drejtperdrejt.

“Na duhet t`i kerkojme nderkombetareve te hedhin hapin e duhur e te hapin ndoshta ne harkun kohor te disa javeve, nje fond i cili t`i vije ne ndihme popullit sirian me para”, thotë Riad Seif, zëvendës i Moaz al Khatib.
 
Muajin e kaluar, Al Khatib kishte kerkuar nje zgjidhje politike per shpetimin e Sirise nga shkaterrimi i metejshem, duke argumentuar se negociatat nuk do ta shpetojne regjimin, por thjesht do te lejojne largimin e tij me sa me pak deme qe te jete e mundur.

Perpjekjet e tij per fundin e konfliktit u percollen edhe permes nje interviste te dhene agjensise se lajmeve Reuters ne muajin korrik kur tha: dua qe populli sirian te mbetet i bashkuar. Figurat e opozitës siriane kishin tentuar prej kohesh të arrinin konsensusin nën presionin e diplomatëve amerikanë dhe zyrtarëve nga Katari, të cilët kanë mbështetur aktivitetin e opozitës që nga fillimi i kryengritjes vitin e kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB