Kriza e euros dhe bojkoti kinez godasin Japoninë

12/11/2012 15:40

Ekonomia japoneze u kontraktua ndjeshëm ne tremujorin korrik-shtator, duke vuajtur rëndë pasojat e krizës europiane dhe të bojkotit kinez, në të njëjtën kohë që edhe konsumi i brendshëm mbetet i dobët.

Prodhimi i Brendshëm Bruto, krahasuar me të njëjtin tremujor një vit më parë, pësoi një rënie prej 3,5%.

Ndërkohë, krahasuar me tremujorin paraardhës, ekonomia e tretë më e madhe në botë pësoi një rënie prej 0,9%.

Të dhënat e publikuara të hënën nga Banka Qendrore e Japonisë vendosin Tokion zyrtar nën presion për të marrë masa të menjëhershme për të stimuluar rritjen ekonomike.

”Ekzistojnë disa rreziqe të brendshme dhe të jashtme mbi ekonominë japoneze”, deklaroi Tatsushi Shikano, kryeekonomist i “Mitsubishit” dhe “Morgan Stanley” në Tokio.

”Si rrjedhojë, Banka e Japonisë do të vazhdojë të lehtësojë politikat e saj monetar dhe në këto kushte, një reduktim i mëtejshëm i normës bazë të interesit do të ishte i pritshëm”, shtoi Shikano.

Një vit më parë, ekonomia japoneze vuajti gjithashtu një kontraktim të ndjeshëm, si pasojë e tërmetit shkatërrimtar me magnitudë 9,1 të shkallës rihter, që u shoqërua me shkatërrime masive dhe një krizë bërthamore në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA