
Përsëri me replika të ashpra dhe në një atmosferë të tensionuar
Parlamenti grek ka miratuar ne mbremjen e se dieles me 167 vota prodhe
128 kunder, prej 299 te pranishmeve, projektbuxhetin per vitin 2013,si
kusht i fundit per dhenien e ndihmes financiare.
Ky rezultat eshte nje arme e fuqishme per te kerkuar ne samitin e Eurogrupit, sa me shpejt prej kreditoreve levrimin e kestit te ndihmes- ka deklaruar menjehere pas votimit ministri i Financave Janis Sturnaras .
“Nuk besoj se lëvrimi i kësit të kredisë do të ndodhë shpejt, sepse Parlamente të caktuara të vendeve të caktuara duhet të të marrin një vendim, por ne jemi në rrugën e duhur.
Me heret Kryeministri Samaras kishte paralajmeruar perseri se pa keto para, Athina nuk do te mund te paguante detyrimet e saj per ditet ne vijim,qe fillojne qysh te premten me shlyerjen e nje bonoje thesari me vlere prej 5 miliardë euro.
“Hapi i dyte vendimtar u be. Qe tani e tutje cdo gje per zhvillimin dhe rimekembjen e ekonomise”, tha Andonis Samaras, kryeministër i Greqisë.
Buxheti per vitin 2013 parashikon një thellim të recensionit me 4.5% dhe rritjen e borxhit publik në 189% të GDP-së, ose e thene ndryshe pothuajse te dyfishit te prodhimit kombëtar të Greqisë.Sipas Radikaleve te Majte qeveria e koalicionit trepartiak eshte e rrezikshme per vendin sepse nuk ka negociuar aspak me kreditoret, por u ka dhene atyre gjithshka.
Jashte Parlamentit mbi 10000 greke kane protestuar perseri dhe jane konfrontuar me policine duke kundershtuar masat e dhimbshme qe reduktojne ndjeshem pagat e nenpunesve dhe pensionet.
Burime qeveritare greke justifikojne vonesen e dhenies se kestit prej kreditoreve me faktin se BE dhe FMN nuk kane rene ende dakord se si do te zgjidhet çeshtja e krizes greke, por nderkohe sipas ministrit gjerman te Finacave, pergjegjesine kryesore qe reformat dhe masat u moren me kaq vonese e ka kryesisht Athina.
Qeveria Samaras pret te pakten nje deklarate qetesuese per dhenien e kredise kaq jetike per vendin nga samitit i Eurogrupit ne Bruksel ne mbremjen e se henes, ndersa kryeministri grek fillon prej dites se marte kontakte ne kryeqytetet europiane ne menyre qe te pershpejtohet procedura e levrimit te ndihmes.
Top Channel