Liria e shtypit në Greqi është përkeqësuar ndjeshëm gjatë vitit 2012, raportoi Organizata për Mediat në Europën Juglindore (SEEMO).
“Policia dhe gjykatat greke duket se veprojnë në mënyrë të ngadaltë në dënimin e sulmeve kundër gazetarëv dhe përfaqësuesve të tjerë të medias”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i SEEMO-s, Oliver Vujoviç.
Së fundmi, në datën 4 nëntor, një gazetar i “TV Skai”-t, Michalis Tezaris, u rrah në Athinë ndërsa fotografoi një grup njerëzish që sulmonin disa emigrantë dhe pronat e tyre.
Në 31 tetor, autoritetet arrestuan një gazetar 75-vjeçar, Spiros Karatzaferis, disa orë pasi u shfaq në një televizion lokal në Artë, për të thënë se grupi i hackerave “Anonymous” i kishte dorëzuar një grup prej 40 mijë dokumentash, të marra nga Ministria e Financave, të cilat demaskonin disa mashtrime financiare.
Duke listuar edhe një seri shkeljesh dhe abuzimesh të tjera, SEEMO paralajmëroi se pa masa të mëtejshme, liria e medias në Greqi mund të vazhdojë të përkeqësohet, në një kohë kur vendi ka nevojë më shumë se kurrë që media të luajë rolin e saj në trasnaperencë dhe demaskimin e skandaleve të ndryshme.
Top Channel