Drejtori i ri: Rikthej besimin tek “BBC”

12/11/2012 15:50

Drejtori i ri i përgjithshëm i “BBC”-së premtoi një ndryshim në stilin e menaxhimit dhe masa të menjëhershme për të rikthyer besimin e gjigantëve mediatikë, pasi drejtori i mëparshëm, George Entwistle, dha dorëheqjen si rrjedhojë e përfshirjes në një skandal pedofilie të një ish-personazhi televiziv të kompanisë.

Në prezantimin e tij, Tim Davie premtoi për “hartimin e një linje të re të qartë dhe transparente komandimi”.

Ish-drejtorit të përgjithshëm iu kërkua dorëheqja, për shkak të keqadministrimit të një hetimi të brendshëm, mbi Jimmy Savile.

Një prej drejtuesve më të mëdhenj televizivë në Britani për disa dekada me radhë, një listë prej dhjetëra abuzimesh me të mitur u publikua gjatë tetorit, nga një televizion rival, në lidhje me Savile.

Dyshohet se “BBC” ka luajtur një rol pengues për zbardhjen e të vërtetës më parë.

I pyetur për paraardhësin e tij Entwistle, Davie theksoi se nuk mund të komentojë mbi këtë çështje, pasi ajo është një çështje e brendshme e koorporatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA