Abuzimi me të miturit, Gillard: Hetim kombëtar

12/11/2012 00:00

Kryeministrja australiane Julia Gillard njoftoi nisjen e një hetimi
kombëtar mbi reagimin institucional ndaj abuzimit seksual me të miturit.

Lëvizja pason presionin e ligjvënësve mes pretendimeve të policisë se Kisha Katolike Romane ka fshehur provat e akteve te pedofilise nga prifterinjte. Në qendër të hetimit do të jenë grupet fetare, OJQ-të dhe agjensitë qeveritare.

Per kryeministren Gillard, ngritja e nje komisioni ishte menyra me e mire per te hetuar pretendimet e deritanishme.

“Ka pasur shume rrefime per te rritur qe kane mbyllur syte perpara kesaj ligesie. Besoj se ne rrethana te tilla, eshte e udhes te kemi nje pergjigje kombetare ndaj fenomenit permes nje komisioni mbreteror”, tha Gillard.

Javen qe shkoi, shteti i New South Wales deklaroi nisjen e nje hetimi pasi Shefi i Pergjithshem te policise, Peter Fox akuzoi kishen se po perpiqet t`i mbylle gojen pretendimeve per abuzimeve.

Kryeinspektori Fox, i cili ka hetuar disa raste agresioni seksual pergjate nje periudhe kohe 35-vjeçare, kerkoi permes nje letre te hapur krijimin e nje komisioni qe te merrte ne dore çeshtjen. “Dëshmoj nga vete eksperienca ime se kisha ka mbuluar faktet”, ka detyruar viktimat te heshtin, ka devijuar hetimet e policise, ka paralajmeruar prifterinjte e perfshire e ka transferuar dhe ka shkaterruar provat per te ruajtur emrin e saj te mire, thote Fox ne letren e tij. Nje hetim i vecante parlamentar per abuzimet seksuale te prifterinjte ka nisur muajin e kaluar ne shtetin e Viktorias.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB